Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP do kontribuojë në integrimin e tregut të gazit

Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të kontribuojë në rritjen e burimeve të energjisë në rajonin e Europës Juglindore, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve ‘Trend’ burime pranë Komisionit Europian.

“Në mbështetje të furnizimit të qëndrueshëm me energji, TAP në mënyrë të veçantë do të kontribuojë në integrimin e tregut të gazit në Europën Juglindore dhe të sigurojë konkurrencë në ato zona ku çmimet e gazit janë më të larta sesa në pjesën tjetër të Bashkimit Europian. Kjo do të ndihmojë në kalimin nga teknologjitë më ndotëse (qymyri) tek ato më të pastra (gazi) në rajon”, tha zyrtari i KE-së.

Përfaqësuesi i Komisionit Europian tha se TAP ka realizuar në mënyrë rigoroze atë që njihet si Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social (Environmental and Social Impact Assessment).

Ky është një standard ligjor europian, por edhe një parakusht për përfshirjen në projekt të Bankës Europiane për Investime (BEI), por edhe për bankat e tjera zhvilluese që mund të financojnë projektin.

Projekti TAP ka investuar kohë dhe burime për te garantuar komunikimin efikas me këdo që mund të ndihet potencialisht i shqetësuar nga ndërtimi. Përmes studimeve dhe analizave janë përcaktuar rrugët për të minimizuar ndikimet e mundshme që projekti mund të ketë përgjatë rrugës. Komisioni mbështet TAP në këto përpjekje. Për shembull, një pjesë e aktiviteteve të zhvillimit të vazhdueshëm të projektit që kontribuojnë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore përgjatë rrugës së këtij tubacioni në Greqi është bashkëfinancuar nga Komisioni përmes një granti në kuadër të programit Connecting Europe Facility”, – tha zyrtari europian për agjencinë e lajmeve Trend.

Gazsjellësi TAP është pjesë Korridorit Jugor të Gazit, një projekt prioritar energjetik për Bashkimin Europian.

Revista Monitor,  20.07.2017