Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në SHBA bien rezervat, shqetëson OPEC

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sezonit të sotëm, duke qëndruar shumë pranë nivelit të 50 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkët kryesorë kanë arritur të ruajnë fitimet e sesionit të djeshëm, kur të dhënat që flisnin për një rënie të rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitën një marshim të çmimeve.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.68 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.09 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se, tregjet nuk po e testojnë ende nivelin e  50 dollarëve për fuçi për shkak të shqetësimeve se, prodhimi i lartë nga vendet e OPEC do të prodhojë dobësi.

Scan TV,  20.07.2017