Nafta sot në tregje
Rënia e lehtë e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Martës është reflektuar edhe në tregun vendas. Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 135.04 lekë për litër, në rënie me 0.40% në krahasim me sesionin e kaluar.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj.
Scan Tv, 19.07.2017