Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabitet një karburant në Berat

Një karburant ka rënë pre e grabitjes me armë dhe maska në Berat.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Poshnje, kur personat i kanë vjedhur një sasi parash punonjësit të karburantit, shtetasti A.M.

“Menjeherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.Dyshohet se janë vjedhur rreth 270.000 lekë, në bazë të pretendimeve të punonjësi të karburantit”, sqaron policia.

Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ora News,  19.07.2017