Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulen eksportet teksa Bankers shet brenda vendit

Prodhuesit globalë të makinave i kanë bërë thirrje Kinës që të vonojë dhe zbusë kuotat për shitjet e makinave elektrike atje, duke thënë se propozimet e vendit do të jenë të pamundura për tu arritur dhe do të ndërpresin ashpër bizneset e tyre.

Në përpjekje për të luftuar ndotjen e mjedisit, Kina po planifikon të caktojë objektiva për makinat elektrike, në mënyrë që të zënë rreth 20% të shitjeve deri në vitin 2025, me një sistem të ashpër të kuotave që nis që në 2018-ën.

Pekini e sheh këtë politikë si një mjet për të ndihmuar industrinë vendase të automjeteve që të konkurrojë me rivalët e huaj, që kanë eksperiencë më të madhe në motorët me djegie. Rregullat e reja strikte, shtuar planet e ashpra për gjoba ndaj moszbatimit të tyre, si anulimi i licencave për të shitur makina jo-elektrike në Kinë, ka mundësi të shkaktojë një goditje të fortë ndaj prodhuesve në këtë treg.

Pavarësisht se Kryeministri Li Keqiang dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord muajin e kaluar se do të ketë lehtësime, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së informacionit në Kinë, publikoi më vonë regulloret që mbështesin kuotat e ashpra të shitjeve.

Revista Monitor,  17.07.2017