Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ksamil, ushtrohet dhunë mbi elektriçistët

Dy elektricistë të OSHEE Gjirokastër janë rrahur barbarisht me shkop bejsbolli nga dy pronarë të një lokali në një nga ishujt, pasi tentuan që të ndërprisnin lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

Elektricistët e dhunuar janë Qani Sulejmani dhe Elton Proko, ndërsa aktualisht pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar nga spitali.

Ata u qëlluan në pjesë të ndryshme të trupit nga të dy pronarët e lokalit, ndërsa dy elektricistët pas ngjarjes deklaruan se policia po e mban të fshehtë ngjarjen.

Sipas gazetarit të Report Tv, Piro Nase, dy elektricistë janë shprehur se pas njoftimit për një lidhje të paligjshme janë nisur në drejtim të ishullit në Ksmail, por kanë hasur në rezistencën e pronarëve që i kanë goditur disa herë me shkop bejsbolli.

Scan Tv,  14.07.2017