Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, tregu mbetet i dobët

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga kërkesa e fortë për arin e zi në nivel global.

Pavarësisht kësaj, tregu në përgjithësi vijon të mbetet mjaft i dobët si pasojë e mbingarkesës së theksuar.

Shumë banka të rëndësishme të globit janë detyruar që të ulin projeksionet e tyre për çmimet e naftës gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.18 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.73 dollarëve për fuçi.

Çmimet e naftës aktualisht janë 18% më pak  se nivelet e këtij fillim-viti dhe përpjekjet e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit po rezultojnë të kota.

Scan Tv,  11.07.2017