Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Defekt për shkak të temperaturave

Operatori KOSTT njofton se për shkak të punimeve në kuadër të projektit të revitalizimit të nënstacioneve, në zonën Ferizaj 1 dje ka pasur reduktime të zgjatura në këtë zonë.

“Njoftohen qytetarët e komunës së Ferizajt se me datë 10 korrik, temperaturat e larta atmosferike kanë shkaktuar nxemjen e transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, i cili ka qenë në punë gjatë periudhës sa janë realizuar punimet në transformatorin TR 1 në këtë nënstacion, në kuadër të projektit të KOSTT për rehabilitimin e stabilimenteve 35 kV”, thuhet në një komunikatë të Operatorit.

Si pasojë e kësaj, reduktimet në furnizimin me energji elektrike të parapara në NS Ferizaj 1 në kuadër të këtij projekti, kanë zgjatur më shumë se sa që është paraparë, deri në ora 19:00.

Punimet e parapara të KOSTT për dje bëhet e ditur se kanë përfunduar dhe transformatori energjetik TR 1 është energjizuar me sukses në ora 21:56.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet e shkaktuara, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.07.2017