Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Nafta është prioritet

Kryeministri Edi Rama, ishte një ndër folësit në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll. Ai theksoi se, qeveria shqiptare e ka vendosur industrinë e naftës dhe energjinë si një ndër prioritetet kyç të saj.

Sipas kryeministrit, potenciali që ofron Shqipëria është i jashtëzakonshëm, jo vetëm si pasojë e burimeve gjigande të arit të zi, por edhe si pasojë e pozicionit të favorshëm gjeostrategjik të vendit tonë.

Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe rëndësinë e TAP, fatin e një prej degëzimeve më të rëndësishme të tij, atë Adriatiko-Jonian, por edhe mundësinë e një tjetër degëzimi, drejt Kosovës e më pas Serbisë.

Në fjalën e Ramës nuk ka munguar as thirrja për investitorët e huaj që operojnë në sektor që të vijnë në Shqipëri. Investimet e huaja në këtë sektor zënë peshën kryesore në sotkun e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke shprehur besimin se, Shqipëria mund të jetë jo shumë vonë një ndër vendet lider në sektorin e naftës.

Scan Tv,  11.07.2017