Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers Petroleum ndryshon teknologjinë

Kompania Bankers Petroleum ka vendosur të bëjë disa ndryshime në teknologji që synojnë të rrisin prodhimin e naftës në fushën e Patos Marinzës ku operon. Në një raport joteknik ku jepen edhe detajet mbi këtë risi, kompania argumenton mënyrën sesi do të procedohet dhe çfarë ndryshimi propozohet.

“Bankers Petroleum Albania Ltd synon të rrisë prodhimin e naftës në fushën e Patos-Marinzës përmes zbatimit të Rikuperimit të Zgjeruar të Naftës (EOR) duke përdorur teknologjitë termike. Teknologjia termike nëpërmjet injektimit të avullit ose rikuperimi termik i naftes është një metodë gjithnjë e më e zakonshme per nxjerrjen e naftës së rende te papërpunuar. Konsiderohet si një nga llojet kryesore të stimulimit termik të rezervuarëve të naftës. Teknologjia që do të zbatohet është Stimulimi i avullit ciklik (CSS) dhe kanalizimi i avullit nëpërmjet gravitetit (SAGD)” thuhet në raportin e kompanisë.

Kërkesa e Bankers ka mbërritur tashmë pranë insitucioneve kopetente për të marrë një miratim paraprak nëse mund të aplikohet kjo tenkologji në vijim. Ka një ndjeshmëri më të lartë lidhur me aktiviteitn e kompanisë në kushtet kur zona ku ndodhen puset e naftës përfshijnë në koordinata edhe fshatara të tërë që numërohen në 34.

Efekti në prodhim

Raporti vlerëson se ndryshimi në teknologji është minimal pasi injektimi i avullit është pak a shumë i ngjashëm me pjesën e injektimit të ujit që aktualisht zbatohet nga kompania. Efiçenca e të dytës ka bindur edhe për aplikimin e të parës.

“Të dyja metodat në shumicën e rasteve aplikohen në rezervuaret e naftës që përmbajnë naftë bruto e cila është shume viskoze në temperaturen e formacionit nëntokësor mëmë. Injektimi termik, i cili në thelb përfshin futjen e nxehtesisë, përbën 40 përqind të prodhimit EOR në Shtetet e Bashkuara” vlerëson kompania.

Mbetet e paraqartë sesa do të jetë rritja e prodhimit si efekt i aplikimit të ndryshimit në teknologji gjithsesi  kompania thekson se nuk pritet të ketë efekte negative në mjedis, në florë apo faunë.

Gjatë vitit të kaluar, Bankers Petroleum ka qenë në konflik me banorët e fshatit Zharrës, teksa këta të fundit ankoheshin se proceset që kompania aplikonteme injëktim për nxjerrjen e naftës shkaktonin tërmete, duke dëmtuar shtëpitë. Konflikti u mbyll në shkurt pasi qeveria pranoi të dëmshpërblente banorët, ndërkohë që një vlerësim i pavarur po kryhet për të përcaktuar nëse tërmetet kanë qenë natyrore, apo të shkaktuara nga Bankers. Nëse Bankers do të rezultojë përgjegjës, qeveria do ia ngarkojë kompanisë dëmet.

Revista monitor,  11.07.2017