Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH gati të nisë importin e energjisë

KESH mund të përdorë në çdo kohë fondin prej 22.4 milionë euro që është parashikuar në kohë krizash dhe thatësire në projektin e rimëkëmbjes që mbështetet nga Banka Botërore. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare autorizon gjenerimin që të blejë energji për llogari të Furnizuesit të Shërbimit Universal (OSHEE) në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik.

“Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti” thuhet në vendim.

Rakordimi mes kompanive

Edhe pse KESH ka tashmë fondin e nevojshme dhe autorizimin për të filluar importet në tregun e parregulluar, kompania duhet që të rakordohet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ky i fundit ka mbyllur prokurimin e energjisë që nevojitet për furnizimin e vendit për muajin korrik. Për të siguruar sasinë e nevojshme u zhvilluan dy tenderë vlera e të cilëve kalon 22 milionë euro. Në sasinë e parë çmimi për megavat i energjisë rezultoi 57.2 euro kurse në të dytën 68.2 euro.

Gjenerimi dhe Shpërndarja do të duhet të bëjnë vlerësimin tani për mënyrën sesi do të veprojnë në vijim dhe kush do të jetë kompania që do të sigurojë energjinë për muajin gusht i cili parashikohet të ketë të njëjtën tendencë si edhe korriku me shumicën e energjisë të siguruar nga importi. KESH po prodhon me kapacitete minimale duke siguruar furnizimin vetëm gjatë orëve të natës kur ka edhe më pak konsum.

Revista Monitor,  07.07.2017