Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Givert: Gazi i TAP, mundësi për Ballkanin

Gazi natyror që do të transportohet përmes Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të kontribuojë në ‘dekarbonizimin’ e ekonomive, veçanërisht të vendeve të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ku sektori i energjisë varet më shumë nga karburanti, qymyrguri dhe linjiti. Kështu u shpreh për agjencinë e lajmeve ‘Trend’, Lisa Givert, drejtore e Komunikimit pranë TAP.

Kërkesa për gaz pritet që të rritet dhe si rrjedhim të zëvendësojë produktet si qymyri dhe druri që përdoren rëndom nga vendet e këtij rajoni.
“TAP, për nga rëndësia, është një projekt strategjik dhe mbështetet nga nivelet më të larta të Komisionit Europian, por edhe të qeverisë së Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. TAP është një projekt i BE-së i Interesit të Përbashkët (PCI), prioritet për Central East South Europe Gas Connectivity High Level Group (CESEC), por edhe një projekt i Interesit të Përbashkët për Energjinë (PECI)”, tha znj. Givert.

Ajo nënvizoi se Europa ka nevojë për burime të reja gazi natyror për të plotësuar kërkesat e tregut në periudha afatgjata, për të rimëkëmbur ekonominë, por edhe për të diversifikuar furnizimin me energji elektrike.

“Sipas strategjisë së Komisionit Europian, çdo shtet anëtar duhet të ketë akses tek të paktën tre burime të ndryshme të energjisë. Në këtë kuptim, burimet nga rajoni i Detit Kaspik janë mundësi e madhe për këtë rajon”, tha znj. Givert.
Sipas saj, lëndët djegëse nga fosilet e pastra do të vazhdojë të luajnë rol kyç sektorin e energjisë për dekadat e ardhshme.

Revista Monitor,  07.07.2017