Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eagle LNG, gazsjellësi Shqipëri-Itali

Projekti është ende në letër. Dhe, për sa kohë që çdo gjë shkon pa probleme, nuk do të përfundojë para vitit 2020, kur pritet, të paktën afatit zyrtar, fillimi i aktiviteteve komerciale. Quhet Eagle Lng, parashikon një terminal rigazifikimi bazuar në një anije FSRU në ujërat shqiptare (dmth. një njësi lundruese rigazifikimi dhe stokimi) e lidhur me një tubacion detar midis Italisë dhe Shqipërisë. Projekti është paraqitur në Romë, në 6 korrik, nga guvernatori i Puglia, Michele Emiliano, nga drejtori i grupit Falcione, Fabio Greco, dhe nga CEO, promotor i projektit, Edmondo Falcione, shkruan Il sole24.

Kostoja totale është rreth 660 milionë euro dhe përfshin investimin për anijen dhe terminalin LNG dhe ndërtimin e gazsjellësit. Eagle Lng shfaqet që nga viti 2013 në dekretet vjetore të rinovimit të rrjetit të tubacionit të gazit kombëtar dhe ka marrë nga Bashkimi Evropian miratimin për përfshirjen në listën si projekte me interes të Komunitetit (Peci), por është në pritje për të marrë autorizimet e nevojshme nga ana italiane (qeveria e Tiranës ka dhënë tashmë ok e saj). Lidhur me gazin e transmetuar, ende nuk janë bërë të ditura kostot e transmetimit dhe shpenzimet e shitjes. Tani për tani, Eagle ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Next Dekade, që po ndërton projektin e gazit “Rio Grande” në Teksas, në SHBA, nga ku, kanë siguruar nxitësit e projektit, do të marrë pjesën më të madhe të furnizimit “ekonomik dhe të sigurt”, projekti Eagle.

Një projekt ky, që duket se rivalizon gaszjellësin TAP, i cili do të sjellë gaz nga rajoni i Detit Kaspik dhe për të cilin ka pasur kundërshtime nga komuniteti në Puglia, ku pritet të jetë dalja e tij përfundimtare. Nuk është rastësi që prezantimin e projektit Eagle në Romë e kryesoi kryebashkiaku i Puglias, Emiliano, i cili është përfshirë në një betejë për të zhvendosur daljen e TAP dhe që ndoshta e sheh Eagle, si një alternativë për TAP. Por shifrat e TAP janë shumë të ndryshme: 878 km tubacion me një kapacitet fillestar për të transportuar 10 miliardë metra kub në vit, ekuivalente me konsumin e shtatë milionë familjeve në Evropë, dhe aftësinë për të shtuar sasinë e transportuar në 20 miliardë metra kub në vit me shtimin e dy stacioneve të kompresimit, përfundon artikulli i Ilsole24.

Revista Monitor,  07.07.2017