Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria amendon vendimin për furnizimin me energji

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson blerjen e energjisë elektrike nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare për përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik.

“Blerja e energjisë elektrike të bëhet në zbatim të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.170/2014, në varësi të nevojave dhe për aq sa e lejon vlera e fondit të akorduar nga kjo marrëveshje huaje” shkruhet në vendim.

Procedura që do ndiqet nga shoqëria “KESH”, sh.a. për blerjen e energjisë elektrike do të jetë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

Amendimi që qeveria i ka bërë vendimit të vitit 2016 është ai që parashikon se “në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti”.

Scan Tv,  06.07.2017