Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari humbet shkëlqimin, nën 1200$

Pas rënies misterioze javën e kaluar dhe pas performancës për t’u harruar gjatë qershorit, për arin nuk ka paqe. Edhe korriku ka nisur me rënie, madje duke përshpejtuar hapin. Vetëm gjatë së Hënës, metali i verdhë ra me 2% në tregjet ndërkombëtare, duke zbritur nën 1200 dollarë për onz.

Ari po shitet masivisht nga investitorët, dhe një shtysë e vogël vjen edhe nga forcimi i dollarit amerikan. Por gjithsesi, monedha amerikane tashmë e ka humbur ndikimin te matali i verdhë. Prej kohësh, metali i çmuar bie edhe kur dollari është në rënie, kështu që është e kotë që arsyet të shihen te dollari.

E vërteta është që, ari po humbet shkëlqimin te investitorët. Këta të fundit nuk tërhiqen më nga metali i verdhë, për shkak të marshimit të tregjeve të aksioneve. Siç dihet botërisht, ari performon mirë, madje shumë mirë, kur bursat bien, dhe e anasjellat. Kjo, pasi investitorët e shohin si një mall strehimi, pra ku të fusësh kokën kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Scan Tv,  05.07.2017