Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmet e “teknikëve” në energjitikë

Përveç problemeve me thatesirën në kaskaden e Drinit, sektorin energjitik shqiptar e ka rënduar mungesa e importeve për qershorin sipas Ministrisë së Energjisë, kohë gjatë së cilës Operatori i Shpërndarjes së Energjisë është menaxhuar nga administratori teknik i emëruar pas marrëveshjes PS-PD.

Ish administratori Haki Mustafa nuk ka autorizuar importe gjatë qershorit përveçse në ditët e fundit. Njëkohësisht kjo situatë tranzitore me ministra teknikë, ka penguar edhe Koorporaten Elektroenergjitike Shqiptare që të përdorë një fond 22.4 milion eurosh të Bankës Botërore parashikuar posaçërisht për import energjie nga KESH-i në kushtet e krizave me thatësirë të zgjatur.

Sipas ministrisë së Energjisë përdorimi i këtij fondi nga KESH-i, që do të lehtësonte dhe barrën per OSHEE, është peng i vendimmarrjes ende të pamundur në Këshillin e Ministrave. Burimet sqarojnë se ministrat teknik të Partisë Demokratike nuk kanë firmosur asnjë vendim qeverie dhe rrjedhimisht ka mbetur pezull dhe vendimi që do të autorizonte KESH-in të përdorte këtë sasi parash për të nisur importin.

Ky vendim do të mund të shmangte situata të paparashikuara me vazhdim të thatësirës gjatë muajve të verës e më tej në vjeshtë. Deri sa ky vendim të miratohet, OSHEE do të jetë e detyruar që të përdorë fondet e veta për të garantuar blerjen e energjisë per furnizimin e konsumatorëve.

Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës ka zbritur në 272 m ndërsa prurjet janë tejet të ulëta. KESH-i tashmë prodhon për nevojat e OSHEE-së vetëm duke shfrytëzuar sasinë e prurjeve natyrale, me synim të mos ulë më tej nivelin e Kaskadës. Ndërkohë OSHEE ka siguruar importet për korrikun me vlerë rreth 17 milionë euro pa TVSH dhe ka hapur procedura të reja po për import.

Top Channel,  04.07.2017