Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, rikthehet në detyrë Ardian Çela

Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka liruar nga detyra Haki Mustafën dhe ka rikthyer në krye të OSHEE Adrian Çelën.

Mustafa u propozua nga Partia Demokratike dhe u emërua më 2 qershor në krye të OSHEE pas marrëveshjes së 17 majit mes PD dhe PS.

Para se të drejtonte OSHEE, detyrë të cilën e mbajti vetëm rreth një muaj Mustafa ka qenë kryetar i minibashkisë nr.11 në zonën e Laprakës në vitin 2015.

Adrian Çela ishte drejtori i OSHEE për rreth dy vjet e gjysmë dhe pas shkëputjes një mujorë kthehet sërish në detyrë.

Në kuadër të marrëveshjes me PD, Rama ka emëruar edhe drejtorin teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha dhe atë të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arjan Bylykbashi.

Shqiptarja.com  28.06.2017