Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE ben energji me 52.7 euro/mwh

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije se ka shpallur ofertat fituese të kompanive që u ofruan në ankandin e kësaj të fundit për blerje energjie.

Kompania e shpërndarjes kërkoi që për periudhën 1 deri 31 korrik të blinte në tregun e parregulluar 260 400 megavat energji për të plotësuar kërkesën për konsum në vend duke i bashkangjitur kësaj sasie edhe pjesën shtesë që gjenerohet nga KESH sipas marrëveshjes që kanë operatorët.

Për blerjen e energjisë vetëm në korrik janë shpenzuar 14.8 milionë euro, çka e çon automatikisht çmimin për megavat/orë në 57.2 euro.

Sakaq OSHEE ka kërkuar import edhe për një sasi të kufizuar që do të plotësonte kërkesat për ditët e fundit të qershorit që çon në total vlerën e shpenzuar për import në 16.3 milionë euro.

Për të dyja lotet e tenderit shfaqën interes shtatë kompani. OSHEE arriti marrëveshje për pjesën e furnizimit në qershor me pesë kompani dhe për korrikun me 6 prej tyre.

Blerja e energjisë në tregun e parregulluar vjen në kushtet kur KESH ka përqendruar  në menaxhimin e rezervës hidrike në kaskadë, ndërkohë që edhe koncesionarët e tjerë të hidrocentraleve në vend kanë parashikuar ulje të prodhimit.

Sasia e blerë 260 400 MW
Vlera për korrikun 14 897 120 mln euro
Çmimi mesatar 57,2 mwh

Scan Tv,  27.06.2017