Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, sesioni i katërt në rritje

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje për të katërtin sesion me radhë gjatë së Martës, falë ripozicionimeve afat-shkurtër të investitorëve, pavarësisht se shqetësimet që lidhen me mbingarkesën në treg vijojnë.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.18 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 43.68 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se, çmimet me shumë gjasa do ti rikthehen trajektores rënëse përgjatë ditëve në vijim. Përpjekjet e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit po rezultojnë të kota, ndërkohë që shtetet e bashkuara vijojnë të prodhojnë me ritme rekord.

Scan Tv,  27.06.2017