Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në rritje, tregu akoma i dobët

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje për të tretin sesion me radhë gjatë së Hënës, pasi investitorët po ripozicionohen pas humbjeve të javës së kaluar, kur çmimet prekën nivelin më të ulët në 7 muaj.

Në Shtetet e Bashkuara ndërkohë raportohet për një numër rekord pusesh aktive të naftës.

Pavarësisht kësaj, tregjet amerikane besojnë se çmimet do të vijojnë në trajektoren rritëse. Nafta bruto amerikan është ngjitur me 10% që prej vitit të kaluar kur u prekën nivelet rekord minimale.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.02 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 43.48 dollarëve për fuçi.

Ekspertët argumentojnë se, nga OPEC nuk kanë çfarë të presin më, pasi gjasat për shkurtime të mëtejshme janë thuajse zero.

Ecuria e çmimeve do të varet tërësisht nga tregu fizik, pavarësisht se, spekulimet do të vijojnë të kenë ndikim në trajektoren e dy benchmarkëve kryesorë.

Scan Tv,  26.06.2017