Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia miraton eksplorimin për naftë në Korfuz

Qeveria greke ka miratuar propozimin për të eksploruar për burime hidrokarburesh nënujorë në detin Jon, pranë kufirit me Shqipërinë, si dhe në Kretë, siç duket edhe nga kjo hartë.

Ishte ministri grek i mjedisit, George Stathakis ai që miratoi propozimin e dytë për eksplorim në Greqinë Perëndimore, me kërkesë të Energean Oil and Gas. Kërkesën për të eksploruar në Kretë e kanë bërë Total, Exxon Mobil dhe Hellenic Petroleum consortium.

Energean oil and gas, është e interesuar për eksplorim nënujor  dhe gëzon të drejtat për ta bërë këtë në blloqet 3 dhe 7 të detit jon.

Këto blloqe, janë njëri në pjesën ujore që rrethon ishullin e Korfuzit nga ana perëndimore dhe tjetri në jug të ishullit, në bllokun që përfundon në Gjirin e Artës.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe totale prej 6700 kilometrash katrorë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Energean, kompania që do të kryejë eksplorimin deklaroi se një epokë e re po vjen. Në pjesën veriperëndimore të Greqisë, pranë kufirit me vendin tonë, mendohet se ekziston një rezervë nënujore gjigande nafte.

Scan Tv,  27.06.2017