Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, ambulanca e borëpastruese për Greqinë

Gazsjellësi Trans-Adriatik do të dhurojë rreth 92 automjete shërbimi për komunitetet lokale në të tre prefekturat e Greqisë Veriore, në të cilat kalon gazsjellësi. Kjo iniciativë është pjesë e programit të investimit në shoqëri dhe mjedis, për të cilën TAP ka vendosur një fond prej 32 milionë eurosh.

Përmes shumës së 9 milionë eurove, TAP në bashkëpunim me qeverinë greke do të blejnë:

  • 33 ambulanca
  • 22 kamionë pastrimi
  • 17 automjete pyjore
  • 14 borëpastruese
  • dhe 6 automjete për mbrojtjen civile

Njoftimi u bë nga vetë kompania gjatë një konference për shtyp, ku merrnin pjesë krerët e tre prefekturave greke, si edhe presidenti i Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile.

Programi i TAP është implementuar në bashkëpunim me administratën lokale, me këtë të fundit që dërgonte kërkesa pranë TAP.

Tre përfaqësuesit e Maqedonisë Qendrore, Maqedonisë Perëndimore dhe Maqedonisë Lindore e Trakës falenderuan TAP për standardin që vendos në përgjegjësinë sociale të korporatave dhe për donacionin që do të përmirësojë menaxhimin e mjedisit në Greqinë Veriore, dhe që do të përmirësojë cilësinë e jetës të banorëve të saj.

Përmes programeve të ngjashme të përgjegjësisë sociale, TAP ka investuar edhe në vendin tonë, duke ndërtuar ura, segmente rrugore dhe një sërë projektesh të tjera. I fundit ishte inaugurimi i dy ballkoneve mbi Kanionin e Osumit, nga ku mund të shihet panorama.

Scan Tv,  23.06.2017