Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 6 cent dhe u tregtuan me 42.59 dollarë për fuçi, duke lënë pas nivelin e tyre më të ulët që shënuan ditën e djeshme.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 4 cent dhe u tregtuan me 44.86 dollarë për fuçi, duke lënë pas rënien e tyre prej 2.6 për qind në sesionin e kalaur, njëkohësisht edhe rënia e tyre më e lartë që prej nëntorit të 2016.

Indeksi i çmimeve të arit u rrit me 0.5 për qind dhe u tregtua me 1.252.80 dollarë për onz.

Revista Monitor,  23.06.2017