Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta thyen rekordin 20-vjeçar

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje minimale gjatë sesionit të fundit të javës. Pavarësisht kësaj, nafta është drejt 6 mujorit më të dobët në 20 vite. Kjo performancë vjen pavarësisht se OPEC vendosi të shtyjë në kohë strategjinë e shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 45.33 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 42.83 dollarëve për fuçi. Stabilizimi i çmimeve gjatë sesionit të sotëm, vjen kryesisht si pasojë e ripozicionimit të investitorëve, në fund të një jave ku çmimet kanë rënë ndjeshëm.

Gjatë këtij viti, çmimet kanë rënë me 20%, që është performanca më e keqe që prej vitit 1997.

Scan Tv,  23.06.2017