Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla ikën në Kinë, gati marrëveshja

Tesla dhe Kina janë shumë pranë një marrëveshjeje dypalëshe. Kjo marrëveshje do të spostojë disa njësi të prodhimit të makinave Tesla në Kinë.

Kompania e Elon Musk kërkon kështu të reduktojë kostot e prodhimit ndërkohë që Pekini kërkon që të konfirmohet si vendi lider në teknologjinë e gjelbër.

Marrëveshja do të firmoset me autoritetet e Shanghait, ku edhe do të vendoset fabrika e re. Kjo njësi do të prodhojë makinat elektrike të luksit.

Për Teslan ky është një hap mjaft i rëndësishëm pasi do t’i jepte akses më të gjerë në tregun global.

Për të firmosur marrëveshjen, kompanisë së Elon Musk i mungon vetëm një partner lokal, që do ti mundësojë akses më të shpejtë në treg. Ky bashkëpunim do të bëhet në formën e një joint venture.

Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e Tesla nga Kina u trefishuan, në më shumë se 1 miliard dollarë. Vendosja e një linje prodhimi në vend jo vetëm që do të rrisë këto të ardhura por do ti kursejë kompanisë taksën prej 25% që aktualisht paguan në shtetet e bashkuara.

Kina ndërkohë është tregu numër një në botë i makinave që nuk ndotin.

Scan Tv,  21.06.2017