Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia, mundësi për të përfituar nga TAP

Të gjitha palët e interesuara mund të kërkojnë që të përfitojnë nga sasia e gazit që do të transportohet përmes gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline, në përputhje me rregullat e miratuara nga autoritetet kombëtare përkatëse.

Më herët, CEO i kompanisë së Burimeve Energjetike në Maqedoni, Krste Miladinov, pati deklaruar se vendi i tij ka shfaqur interes për t’u lidhur me këtë projekt.

E cituar nga trend.az, drejtoresha e Komunikimit pranë TAP, Lisa Givert, tha se ka një kërkesë nga Maqedonia drejtuar TAP AG Greece, por nuk ka ende një përgjigje finale.

“TAP është duke zhvilluar një infrastrukturë për transportin e gazit dhe ne ofrojmë shërbime për transportin ndaj palëve të interesuara”, tha znj. Givert.

Sipas saj, marrëveshjet për shitjen e gazit që do të transportohet përmes TAP (kapaciteti fillestar 10 mld/m³) realizohen në mënyrë direkte mes Shah Deniz Consortium dhe blerësve të gazit në Europë.

Drejtoresha e Komunikimit nënvizoi se TAP-i do të realizojë testime në treg çdo dy vjet (të parat do të bëhen me fillimin e operacioneve tregtare) për të ofruar më pas zgjerimin e kapacitetit transportues në 20 mld/m³.

“Këto testime do të realizohen në përputhje me rregullat miratuara nga autoritetet kombëtare përkatëse të Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin ofertat e tyre bazuar në këto rregulla”, tha znj. Givert.

Givert vuri në dukje se TAP do të zgjerojë kapacitetin e tij në bazë të ofertave që do të vlerësohen si të vlefshme, gjithashtu rezultatet e testimit të tregut do të duhet të jenë si teknikisht të mundshme ashtu edhe ekonomikisht të qëndrueshme (në përputhje me metodologjinë tarifore të TAP-it të miratuar nga autoritetet rregullatore).

Revista Monitor,  21.06.2017