Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrohja me hidrogjen, Panasonic synon të sundojë tregjet

Panasonic do të fillojë të shesë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Austri sistemet e tij rezidenciale për ngrohjen me hidrogjen.

Shitjet do të nisin në Gusht përmes partnerit gjerman Viessman Group në përpjekje për të forcuar rolin e liderit në produktet e kësaj kategorie, të cilët disa i shohin një gur themeli për përdorimin e hidrogjenit si karburanti i së ardhmes.

Qelizat e karburantit me hidrogjen, të njohura në Japoni si ene-farm, premtojnë një revolucion në mënyrën se si energjia shpërndahet në shtëpitë tona. Ato përdorin gazin natyror në një qelizë karburanti që përdor një procesor për të nxjerrë hidrogjenin.

Hidrogjeni më pas përzihet me oksigjenin në ajër dhe prodhon elektricitet, ndërsa nxehtësia e tepërt përdoret për të furnizuar shtëpinë me ujë të ngrohtë.

Në vitin 2014, Gjermani u bë tregu i parë i huaj për Panasonic në shitjen e qelizave të karburantit përmes partneritetit me Viessmann, një prodhues gjerman i pajisjeve të ngrohjes. Vetëm vitin e kaluar u shitën 1 mijë njësi të tilla dhe ato Panasonic përbëjnë pjesën më të madhe.

Kompania japoneze e bazuar në Osaka synon të shesë dhjetëra mijëra njësi në Europë deri në vitin 2020.

Në Japoni, Panasonic përbën gjysmën e 200 mijë njësive të shitura, por vështirësitë financiare të Toshibas pritet ta fuqizojnë edhe më shumë.

Scan Tv,  19.06.2017