Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE shtyn hyrjen në fuqi të rregullores së re

Një rregullore e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë në vitin 2016 përcaktonte që operatorët e tregut të funksiononin në bazë të një modeli të ri lidhur me mbulimin e humbjeve, shitjen, blerjen e shkëmbimin e energjisë.

Por duket se kjo nuk ka qenë e mundur për t’u zbatuar në muajt e parë të këtij viti sepse procedurat e ndërtimit të platformës online kalojnë në një sërë hallkash të prokurimit.

Në këto kushte duket se ERE ka vendosur që funksionimi i operatorëve të tregut që do të sigurojnë energji në përmbushje të detyrimeve të shërbimit publik të shtyhet në korrik të këtij viti duke i lënë kohë OSHEE që po ndërton edhe platformën për ta plotësuar këtë angazhim.

“OSHEE sh.a. bën me dije se grupi  i  punës i ngritur nga OSHEE ka filluar punën  me qëllim krijimin e platformës online për prokurim/blerjen online të energjisë elektrike dhe është hapur procedura me objekt “ndërtimi i platformës elektronike të  publikimit të të dhënave të blerësit dhe shitësit në funksion të blerjes/shitjes së energjisë elektrike”, thuhet në vendim.

Por argumenti pse është kërkuar shtyje e afatit sipas Operatorit të Shpërndarjes qëndron në faktin që lidhja e kontratës duhet bërë jo më shumë se 60 ditë nga publikimi dhe ekzekutimi jep 45 ditë afat.

Nën këtë argument por edhe situatën e përgjithshme të operatorëve ERE ka vendosur që hyrja në fuqi të shtyhet.

Revista Monitor,  09.06.2017