Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Industria nxjerrëse rëndohet me publikimin e raporteve

Bizneset që janë aktive në industrinë nxjerrëse ose shfrytëzimin për lëndë drusore të pyjeve duhet të hartojnë dhe publikojnë një raport për pagesat që u bëhen institucioneve shtetërore në mënyrë vjetore, përcakton projektligji i ri për Kontabilitetin. Profesor Sotiraq Dhamo thotë se kjo është një risi që nuk është sanksionuar në ligjin aktual të kontabilitetit që rregullon raportimin.

Bizneset në sektorin e industrisë nxjerrëse  dhe me interes publik trajtohen si njësi të mëdha pavarësisht sa i ka të ardhurat nga veprimtaria, aktivin ose numrin mesatar të punëmarrësve gjatë  periudhës raportuese.

Projektligji i ri përcakton se nuk është nevoja që në raport të merret në konsideratë çdo pagesë, qoftë në formë pagese të vetme apo në formë vargu pagesash të lidhura, nëse është nën vlerën 13,5 milion lekë brenda një periudhe raportuese.

Raporti i pagesave jep informacionet për shumën gjithsej të pagesave që i bëhen institucioneve shtetërore.

Këto kompani duhet të publikojnë të drejtat e prodhimit, tatimet sipas legjislacionit tatimor në fuqi pa përfshirë tatimet mbi konsumin, rentën minerare, dividendët, shpërblimet, tarifa, taksa dhe pagesa te tjera në lidhje me licenca dhe koncesione, pagesa për përmirësime të infrastrukturës.

Kur një institucioni shtetëror i bëhen pagesa në natyrë, ato raportohen në vlerë dhe, sipas rastit, në vëllim jepen shënimet përkatëse për të shpjeguar se si është përcaktuar vlera.

Çdo biznes me interes publik që është aktive në industrinë nxjerrëse ose në shfrytëzimin për lëndë drusore të pyjeve, nëse është objekt i detyrimit për të përgatitur pasqyra financiare të konsoliduara, duhet të përpilojë edhe një raport të konsoliduar për  pagesat që u bëhen institucioneve shtetërore.

Revista Monitor,  31.05.2017