Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kalivaçi, MEI pret oferta për konçesion

Një nga kontratat më të lakuara të koncesioneve të hidrocentraleve, ajo e Kalivaçit, është rikthyer sërish në vëmendje. Këtë herë për faktin se Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur tenderin duke pritur oferta për ndërtimin e hidrocentralit që ka 20 vjet që zvarritet.

Në dokumentet e tenderit specifikohet pjesa ku mendohet të ngrihet hidrocentrali që përkon me rrjedhën e poshtme të Lumit Vjosë në kuotat a 113 metër mbi nivelin e detit deri në kuotën 73 metra mbi nivelin e detit.

Për të arritur në këtë drejtim përdoret autostrada Levan – Tepelene duke u kthyer djathtas në vendin e quajtur Krahez rreth 10 kilometra. Periudha e shfrytëzimit të hidrocentralit do të jetë për një afat 35 vjeçar dhe forma që do të aplikohet do të jetë ajo e partneritetit publik privat.

Edhe pse ka që nga viti 1997 kur është miratuar një vendim për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në fakt zvarritja ka qenë e herëpashershme dhe raportet e mbajtura në terren vit pas viti kanë treguar se ecuria ka qenë modeste.

Në vlerësimin që do t’ju bëhet ofertave nga ana e Ministrisë së Energjisë prioritare është vlerësuar fee-ja( tarifa) koncesionare që do të paguhet  cila do të ketë maksimumin e pikëve kurse në vend të dytë ndikimi ekologjik dhe social.

Scan Tv,  27.05.2017