Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC “rrëzon” çmimet

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke rifituar disi terren pas një kolapsi me 5% gjatë sesionit të djeshëm.

Vendimi i OPEC për të shtyrë me vetëm 9 muaj marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, nga 12 që prisnin tregjet gjeneroi edhe rënien e menjëhershme të çmimeve gjatë sesionit të së Enjtes.

Vendet e OPEC dhe disa prodhues të tjerë jashtë organizatës, me në krye Rusinë u dakordësuan që të vazhdojnë me angazhimin për të shkurtuar 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në prill të vitit të ardhshëm. Marrëveshja aktuale skadonte në qershor të këtij viti.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.83 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.15 dollarëve për fuçi. Pavarësisht rritjes së lehtë gjatë orëve të para të së premtes, ekspertët shprehen se tregu është në vështirësi dhe se çmimet mund të rinisin shumë shpejt një trajektore rënëse.

Scan Tv,  26.05.2017