Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Atentat në Vlorë, vritet drejtori i OSHEE

Një krim i rëndë ndodhi  mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Vlorës, ku mbetën të vdekur dy persona. Viktimat janë drejtori i OSHEE rajonale të Vlorës, Roland Saliu dhe Erven Hyseni, pronar i një televizioni lokal dhe i barit ku ndodhi atentati.

Viktimat kanë qenë ulur në mjediset e jashtëme të lokalit të Erven Hysenit, duke konsumuar një kafe me njëri-tjetrin.

Dëshmitarë në vendngjarje, konfirmuan se pranë lokalit ka ndaluar një automjet, nga i cili është qëlluar me breshëri automatiku, nga dritarja e pasagjerit në drejtim të tavolinës, ku ishin të ulur dy viktimat. Drejtori rajonal i OSHEE ka vdekur në vend, ndërsa Erven Hyseni, mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spitalin e Vlorës.

Sipas informacioneve të policisë, mësohet se kanë qenë dy persona me automjet, që kanë kryer atentatin. Njëri prej tyre ka qëlluar duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në ato momente në lokal, por edhe jashtë tij.

Atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të daljes së Vlorës, ndërsa rreth 30 minuta më pas, në afërsi të fshatit Panaja, në mbikalimin e autostradës Levan-Vlorë, është gjetur edhe automjeti tip BMË, i cili ishte gjysëm i djegur nga brenda.
Policia ka konfirmuar se dyshohet të bëhet fjalë për një automjet të vjedhur, i cili është braktisur nga atentatorët.

Policia e Vlorës ka bërë kontrollin e plotë të automjetit të braktisur dhe ende vijon punën për gjetjen e ndonjë gjurme të mundëshme. Uniformat blu kanë shoqëruar 10 persona në komisariat, por ende nuk kemi asnjë të dyshuar kryesor për këtë ngjarje. Shënjestër e atentatit mendohet të ketë qenë pronari i televizionit lokal, por zyrtarisht policia nuk dhënë një version zyrtar.

Top Channel,  25.05.2017