Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avokatja e popullit pastroi para me ARMO-n

Erinda Ballanca, Avokatja e re e Popullit ka një të shkuar me të vërtetë të turbullt. Një ditë pas emërimit të saj në këtë detyrë me propozim të Partisë Demokratike, dalin fakte të reja që vërtetojnë përfshirjen e Ballancës në një prej aferave më të pista të ndodhura në Shqipëri gjatë 25 viteve të fundit.

Një artikull i publikuar në 9 prill 2013 nga Shqiptarja.com zbulon se Ballanca ishte emëruar në bordin e një kompanie fantazëm “offshore”, e cila sapo kishte blerë për 50 milionë dollarë 85% të aksioneve të “ARMO”-s nga Rezart Taci. Lexo më shumë në http://shqiptarja.com/m/home/firma-misterioze-blen-armo-ja-si-do-paguajne-50-mln–euro–171023.html.

Në fakt, kompania “Heaney Asset Corp” u krijua në Ishujt Virxhin, vetëm disa javë përpara blerjes së “ARMO”-s. Menjëherë pas këtij transaksioni, “ARMO” u la të falimentonte, por Ballanca fitoi shumë të rëndësishme financiare, duke përfaqësuar interesat e kompanisë fantazmë.

I njëjti shkrim zbulon se Avokatja e Popullit ishte përfshirë një vit më parë edhe në aferën e grabitjes së një shume prej 75 milionë eurosh, nga ana e disa investitorëve azerë. Të dy këto operacione dyshohen se kanë qenë në fakt megaafera të pastrimit të parave të qeverisë së kaluar nga ana e Rezart Taçit.

Përtej këtyre fakteve, është e njohur se Ballanca është një person që ka lidhur karrierën e saj që prej fillimit me Partinë Demokratike. Jo rastësisht, ajo mbrojti vjehrrin e Bashës, në momentin kur INUK vendosi për prishjen e pallatit që ai po ndërtonte në mënyrë të jashtëligjshme në bregdetin e Vlorës. Ndërkohë, në 2014-n, Avokatja që do të jetë personalisht e përfshirë në zbatimin e vetingut, kundërshtoi reformimin e KLD-së, duke u bërë një pengesë për disa muaj në zbatimin e reformës në drejtësi.

Në emërimin e Ballancës si Avokate të Popullit, Partia Demokratike zhbëhu me një të rënë të lapsit një praktikë të suksesshme të iniciuar nga Partia Socialiste në vitin 2012, kur ajo në opozitë hapi një konkurs mbarëkombëtar, nga i cili mes shumë emrave u përzgjodh kandidati fitues.

Shqiptarja.com  24.05.2017