Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria i bashkohet gjashtëshes rajonale

Bullgaria ka nënshkruar një dokument ku bëhet pjesë e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga 6 Ministrat e Financave të Ballkanit Perëndimor sa i përket tregut energjetik rajonal.

Nëpërmjet këtij dokumenti, Bullgaria kërkon t`i bashkohet iniciativës së Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të zi, dhe Bosnje Hercegovinës, të nënshkruar në Prill të vitit të kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë komuniteti energjetik.

Marrëveshja mes palëve përfshin një treg të integruar energjetik mes vendeve pjesëmarrëse, bashkëpunim ndërkufitar dhe zhvillimin e një tregu rajonal.

“Vetëm një qasje e bashkërenduar për bashkimin e tregut në Evropën Juglindore do të sjellë likuiditetin e nevojshëm për të mbështetur konkurrencën dhe efikasitetin në treg, duke maksimizuar përfitimet për konsumatorët e energjisë”, deklaroi Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac.

Ky institucion u themelua me traktat ndërkombëtar në vitin 2005 dhe që prej vitit 2013, pjesëmarrëse veç vendeve të Ballkanit Perëndimor janë edhe Kroacia, Moldavia, Ukraina dhe Bashkimi Europian.

Revista Monitor,  22.05.2017