Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Opeartorët: ERE miraton 5, refuzon 2

Tregut të energjisë po i shtohen çdo ditë aktorë të rinj që licencohen nga ana e Entit Rregullator të Energjisë. Vetëm gjatë muajit maj janë regjistruar një seri procedurash në lidhje me licencimet.

Referuar vendimeve të marra së fundmi ERE ka vendosur të licencojë me një afat 5 vjeçar kompaninë Alb Energy në aktivitetin e tregtimit të energjisë, po kështu kompaninë CGC SH.P.k në aktivitetin e tregtimit të gazit natyror.

Danske commodities Albania  sh.p.k ka përfituar rinovim të licencës me një vendim të 11 majit.

Paralelisht me kompanitë që e kanë mbyllur procesin janë të paktën tre të tjera që kanë kaluar fazën e parë të shqyrtimit të dokumentacionit dhe për të cilat Bordi ka vendosur fillimin e procedurave të licencimit. Bëhet fjalë për Kurum International, dhe PPC Albania sh.a.

Për t’u bërë pjesë e tregut janë ofruar edhe dy operatorë të rinj, por që sipas ERE dokumentacioni i paraqitur nuk ka qenë bindës dhe për këtë është vendosur që të refuzohet aplikimi i tyre duke mos nisur procedurat e licencimit. Operatorët e refuzuar janë “Albanian green energy” dhe “Balkan Green Energy”.

Scan Tv,  20.05.2017