Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, java mbyllet me rritje

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të javës, duke prekur nivelin më të lartë në thuajse një muaj. Tendenca e re e çmimeve vjen si pasojë e optimizmit që po mbretëron në tregje. Të dy benchmarkët kryesorë po i drejtohen javës së dytë me radhë në fitim.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.79 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.64 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkët kanë fituar më shumë se 4% gjatë kësaj jave.

Ekspertët shprehen se me OPEC dhe Rusinë që kërkojnë të shtyjnë në kohë strategjinë e shkurtimit të prodhimit, ka më shumë besim në tregje. Shqetësimet që lidhen me politikën amerikane dhe skandalin që ka përfshirë Shtëpinë e Bardhë kanë kaluar në plan të dytë.

Scan Tv,  20.05.2017