Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sa energji duhet t’i sigurohet OSHEE-së në 2017

Ligji për sektorin e energjisë përveçse e dimensionoi tregun në bazë të një modeli të ri përcaktoi edhe marrëdhënien e re kontraktuale që do të kenë operatorët mes njëri-tjetrit.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të vazhdojë të ketë rolin kryesor në prodhimin e energjisë duke siguruar një sasi të paracaktuar për furnizuesin universal që në këtë rast është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Pikërisht sasia e energjisë që do të sigurohej prej kohësh është objekt debati duke mos gjetur një dakordësi por Enti Rregullator i Energjisë përcaktoi se fundmi edhe kontratën që do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti mes dy operatorëve, gjenerimit dhe shpërndarjes.

Në pikën dy të kësaj kontrate përcaktohet pikërisht kjo sasi.

“Sasia e programuar/kontraktuar e prodhimit të energjisë elektrike që Shitësi do ti livrojë Blerësit, përcaktohet sipas Vendimit nr.244, datë 30.03.2016, të Këshillit te Ministrave dhe sipas kësaj kontrate është 3 950 GWh, e cila specifikohet sipas muajve të livrimit”.

Kjo sasi duhet të sigurohet me çmimin që ERE ka vendosur për KESH dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal që aktualisht është 1.45 lekë/kwh. Çdo sasi energjie ekstra që prodhohet në kohëra të favorshme do të llogaritet me çmim tjetër.

Scan tv,  19.05.2017