Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, një vit nga ndërtimi, çfarë është bërë

Një vit nga nisja, ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), projekti më i madh infrastrukturor energjetik (gazi natyror) vlerësohet se po ecën sipas të gjitha parashikimeve.

Sipas deklaratave të bëra nga konsorciumi, projekti ka shënuar nivele të humbura kohore të frekuencave nën normat ndërkombëtare.

Rreth 49% e gjurmës që projekti do të ndjekë në Shqipëri dhe Greqi është pastruar (371 km nga 765 km). Rreth 22.6% e tubave janë tashmë të vendosur nën tokë.

Në Itali, puna vazhdon me grumbullimin e parë të pemëve të ullirit të magazinuara përkohësisht. Ndërtimi i mikro-tunelit prej 1,5 km mund të fillojë më vonë gjatë vitit.
Rreth 68.5% ose 55,000 tuba janë shpërndarë në Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Më shumë se 5,200 njerëz po punojnë për projektin në të gjitha vendet pritëse të TAP-it. Mbi 85% e tyre janë punësime lokale.

Gjatë këtij viti TAP zbatoi një sërë projektesh me natyrë sociale. Janë rreth 70 projekte të tilla me një vlerë totale investimi prej rreth 15 milionë euro do të zbatohen në muajt e ardhshëm. Në total, TAP do të investojë mbi 55 milionë euro në projektet sociale në Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Drejtori Menaxhues i TAP Ian Bradshaw tha se: “Ne jemi të kënaqur me punën tonë të deritanishme. Projekti ka pasur ecuri pozitive dhe mund të themi se afërsisht 41% e tij është realizuar duke përfshirë këtu aspektin inxhinierik, të prokurimit dhe ndërtimit. Ne jemi në rrugën e duhur për të ofruar sasinë e parë të gazit nga fushat e Shah Deniz II në vitin 2020, duke u bërë pjesë aktive e rrjetit europian të energjisë. Kjo do të mundësojë energji më konkurruese dhe më të sigurt për të gjithë rajonin.

Një vit nga nisja e punës për ndërtimin e gazsjellësit janë rreth 173 km tuba çeliku të salduara, rreth 21 herë sa gjatësia e projektit në Itali. Ato janë vendosur në Greqi dhe Shqipëri. TAP është i angazhuar për të bërë të mundur që toka të kthehet në gjendjen e saj origjinale. Një projekt i këtyre përmasave do të ballafaqohet me sfida të përditshme, megjithatë, ne sigurohemi që t’i adresojmë ato duke punuar ngushtë me ekipet, rrjetin e furnizimit, si dhe me komunitetet “, shtoi Bradshaw.
TAP parashikon që pas rreth një viti të ketë përfunduar pastrimin dhe klasifikimin e rrugës përgjatë Greqisë dhe Shqipërisë dhe të jenë vendosur në tokë rreth 67% e tubave të salduar.

Revista Monitor,  17.05.2017