Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta përmbys trendin

Pas disa sesionesh me radhë, çmimet e naftës kanë përmbys trendin, duke u regjistruar në rënie. Trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga të dhënat e fundit që flasin për një rritje të prodhimit dhe rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat sinjalizojnë një mbingarkesë të theksuar në treg, pavarësisht përpjekjes së OPEC dhe Rusisë për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.45 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.39 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit të sotëm, të dhëna të tjera me rëndësi nga Shtetet e Bashkuara pritet të ndikojnë mbi trajektoren e çmimeve.

Scan Tv,  17.05.2017