Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, zhvillimet në treg

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Hënës si dhe zhvlerësimi i dollarit amerikan ndaj monedhës vendase kanë gjeneruar një rënie të lehtë të çmimeve te naftës  në tregun me shumicë në vend.

Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 139.94 lekë për litër, në rritje me 1.15% në krahasim me sesionin e kaluar.

Forcimi i lekut kundrejt dollarit amerikan ka frenuar një rritje edhe më të madhe të çmimeve Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth90.5 lekë për litër.

ScanTv,  16.05.2017