Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OMV padit qeverinë rumune

Kompania austriake e naftës OMV, e cila kontrollon ish-Petromin shtetëror të Rumanisë, ka paraqitur një padi duke akuzuar Bukureshtin për mosrimbursimin e shpenzimeve të pastrimit mjedisor dhe shkelje të kontratës së privatizimit.

OMV-ja ka nisur një çështje kundër Rumanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, duke kërkuar rimbursimin e shpenzimeve të pastrimit të mjedisit me vlerë 34 milionë euro, të cilat grupi austriak thotë se i takojnë sipas kontratës që ka lidhur me Bukureshtin. Sipas Raportit vjetor të OMV-vë për vitin 2016, të botuar të hënën e kaluar, kjo ankesa është paraqitur edhe në gjykatën e Parisit, gjatë muajit mars.
Sipas deklaratës së dhënë nga zyra e shtypit e OMV-së, ajo është shumë e bindur në këtë padi që ka ngritur kundër qeverisë së Bukureshtit, duke qenë se kjo e fundit nuk arriti të rimbursojë shpenzimet për dekontaminimin e vendeve historikisht të ndotura, si dhe për braktisjen e disa rafinerive të naftës. Ajo vazhdoi më tej duke thënë se kostoja e këtyre shërbimeve e ka kaluar vlerën 86 milionë euro, nga të cilat vetëm 18 milionë euro janë rimbursuar nga qeveria rumune qe në vitin 2009.

Në vitin 2004, OMV mori Petromin pasi bleu aksionet e kësaj kompanie me vlerë rreth 668 milionë euro dhe e rriti kapitalin e saj me 832 milionë euro.
Sipas kontratës së privatizimit, shteti rumun, i cili do të shfrytëzonte burimet e naftës për 50 vjet, ishte i detyruar të rimbursonte shpenzimet për pastrimin e ambientit, klauzolë kjo e rënë dakord që para marrjes së kontrollit të Petromit.
Kompania austriake e naftës e ka paditur qeverinë rumune edhe në vitin 2012, duke kërkuar rimbursimin e 91.6 milionë lei (rreth 20 milionë euro) për pastrimin e mjedisit gjatë 2009-2010.
Padia u shqyrtua në Rumani nga Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve, e cila i kërkoi qeverisë të rrisë buxhetin e saj me 20,000 euro për të qenë në gjendje të paguajë OMV-në. Kjo çështje është ende e hapur.

Sipas kontratës së privatizimit, Rumania i detyrohet OMV Petrom për më shumë se gjysmë miliard euro për rimbursimin e kostove të pastrimit të mjedisit nga ndotja.
Megjithatë, kompania pranon edhe rimbursimin me këste.

OMV Petrom është kompania më e madhe e naftës në Europën Juglindore. Në vitin 2016, ai raportoi një prodhim vjetor të naftës dhe gazit që arriti vlerën 64 milionë euro.
Ajo zotëron rreth 51 për qind të aksioneve të Petrom, ndërsa shteti rumun nëpërmjet Ministrisë së Energjisë zotëron rreth 20.64% të aksioneve ndërsa Fondi i Pronave zotëron rreth 12.57% dhe pjesa tjetër prej 15.78% tregtohet në bursat e Bukureshtit dhe Londrës.

Revista Monitor,  13.005.2017