Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, projekt për kualifikimin e sipërmarrësve

Bankers Petroleum Albania, në vijim të mbështetjes që jep për zhvillimin ekonomik të zonës së operacioneve të veta, në kuadër të programit të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së biznesit të vogël dhe të mesëm, ndihmoi në organizimin prezantimit të ofiçinës në qytetin e Fierit.

Ofiçina është një iniciative dhe projekt i përbashkët i fondacionit Soros dhe Institutit Harry Fultz që synon kualifikimin e sipërmarrësve të rinj për t’u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme të ekonomisë globale dhe të arrijnë të krijojnë biznese komercialist të qëndrueshme që të mund të penetrojnë me produkte dhe shërbime në tregun ndërkombëtar.

“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është një nga shtyllat e programit të investimeve në komunitet të Bankers Petroleum. Prej dy vitesh kemi çelur një grant përmes të cilit mbështesim biznese të vogla dhe të mesme. Kemi synim rivitailizimin dhe gjallërimin e aktivitetit ekonomik në zonën tonë. Por ne e kuptojmë që nuk jemi të vetmit të përfshirë në iniciativa të tilla. Iniciativa që po mbështesim si kompani sot, iniciativa e Fondacionit Soros dhe e partnerëve të tjerë që janë të përfshirë në këtë projekt, është një iniciativë që na u prezantua dhe na duket shumë e mirë për tu aplikuar dhe në qytetin e Fierit dhe në zonën e Patos-Marinzëz, prandaj Bankers e mbështet këtë iniciativë edhe me organizimin e eventit të sotëm, qoftë edhe me grante në të ardhmen nëse kjo iniciativë do të provohet që është e dobishme për banorët dhe për qytetarët e qytetit tonë
, tha Golemi.

Pjesëmarrësit shprehen interes për lart për këtë program dhe po mendohet seriozisht që një program i ngjashëm të mund të aplikohet dhe me sipërmarrës të rinj në rajonin e Fierit.

Shqiptarja.com  13.05.2017