Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqi, sistemi i transmetimit shkon te kinezët

Korporata Publike e Energjisë në Greqi do të shesë përfundimisht 24% të Operatorit të Pavarur të Sistemit të Transmetimit tek kompania kineze SGID (State Grid International Development).

Marrëveshja kap shifrat e 320 milionë eurove dhe mori aprovimin e Komisioni Europian, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për konkurrencën duke qenë se dy kompanitë IPTO dhe SGID nuk janë të ndërlidhura në asnjë formë.

Privatizimi i aksioneve të kompanisë greke u imponua nga ligji, pas një marrëveshjeje të korrikut 2015 mes Greqisë dhe trojkës europiane, ku parashikohej ndarja e IPTO nga kompania mwmw. Pas vlerësimit të ofertave, më e larta rezultoi ajo e SGID.

Kompania kineze kontrollohet nga Këshilli Shtetëror i Mbikëqyrjes së Aseteve të Republikës Popullore të Kinës dhe merret kryesisht me investime dhe operimin e kompanive të transportit e shpërndarjes së elektricitetit jashtë Kinës.

SGID aktualisht zotëron 40% të aksioneve të Operatorit të Transmetimit në Filipine, 25% të aksioneve të kompanisë portugeze të energjisë REN, 44,1% të australianes ElectraNet dhe 12 kompani braziliane transmetimi.

Scan Tv,  12.05.2017