Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bëhet gati marshimi i OPEC

Çmimet e naftës u rritën lehtë gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga përpjekjet e OPEC për të shtyrë përtej qershorit marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, por edhe nga shifrat më të fundit që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.96 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.01 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkëty janë larguar ndjeshëm nga nivelet rekord minimale të prekura javën e kaluar.

Ekspertët shprehen se, tashmë janë krijuar kushtet ideale për një marshim të çmimeve të naftës në rast se OPEC do të shtyjë në kohë marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, përtej këtij viti, e ndoshta edhe përtej vitit të ardhshëm. Gjasat që kjo të ndodhë janë mëse reale.

Scan Tv,  12.05.2017