Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten Brent dhe WTI

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme.

Ky është edhe niveli i tyre më i lartë që prej 1 dhjetorit të vitit të kaluar.

Një rritje e tillë erdhi si pasojë rënies së shënuar në rafineritë e naftës amerikane dhe mbi të gjitha si pasojë e mbështetjes nga Iraku dhe Algjeria të cilët do të shtyjnë për më vonë rifillimin e prodhimit, si pasojë e mbingopjes së tregut.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, rritën me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 50.46 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar ameikane, WTI, rritën me 0.55 për qind dhe u tregtuan me 47.59 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  11.05.2017