Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA dekonspiron OPEC-un

Gjatë sesionit të sotëm, çmimet e naftës janë regjistruar në rritje, por duke u tërhequr ndjeshëm nga fitimet e orëve të para të së martës. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së prodhimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Aktualisht Shtetet e bashkuara po dekonspirojnë çdo përpjekje të OPEC për të nxitur çmimet nëpërmjet shtyrjes së marrëveshjes së shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.33 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.40 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se, tregu i naftës në nivel global vijon të mbetet mjaft i dobët. Veç prodhuesve të naftës argjilore ne shtetet e bashkuara te Amerikës, në këtë dobësi po ndikon edhe Kina, ku të dhënat e fundit flasin për një rënie të kërkesës.

Scan TV,  09.05.2017