Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lejet minerare, hapen proçedurat për 15 zona

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur për shprehje interesi 15 zona të reja minerare në gjithë vendin. Të gjithë operatorët e interesuar duhet të dërgojnë ofertat pranë kësaj Ministrie, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm. Për 14 zonat ofertat duhet të paraqiten në datat 23 deri në 25 maj ndërsa për të fundit në 1 qershor 2017.

Por cilat janë zonat e lira minerare për të cilat bizneset mund të ofertojnë. E para është Kodra e Kojlikës, Qarku Durrës e cila mund të shfrytëzohet për gurin gëlqeror.

E dyta është në Balgjaj në Dibër për kërkim zbulim kromi. Leja me nr. 738/7 përfshin zonën e Gjinajt në Kukës gjithashtu për krom. Në Zerqan, Dibër është leja e katërt për kërkim zbulim kromi. Në Tiranë në zonën Mëngaj është shpallur një lejë për gips, kurse në Vlorë, saktësisht në Brataj kërkim për gëlqeror të mermerizuar.

Lista vazhdon me Majën e Kreshtës po në Dibër për krom, kurse në Leshnjë të Beratit leja parashikon shfrytëzim të gëlqerorit të mermerizuar.

Në Zall Herr është parashikuar një lejë për gur gëlqeror, e njëjtë me një lejë në Urën Vajgurore për të cilën bizneset e interesuar mund të aplikojnë. Dokumentacioni i ministrisë përfshin detajet specifike për secilën zonë dhe cilësinë e mineralit. Kjo nuk është hera e parë që këto zona të lira minerare shpallen për interes.

Scan Tv,  09.05.2017