Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia dhe aksidentet, ulen dënimet

Në tre vitet e fundit, gjykatat shqiptare kanë dënuar mbi 12 mijë e 200 vetë për vjedhjen e energjisë elektrike dhe drejtimin e parregullt të automjeteve. Shifrat janë bërë publike në raportin vjetor të prokurorisë për gjendjen e kriminalitetit në vend gjatë vitit 2016.

Sipas të dhënave, për veprën e vjedhjes së energjisë, gjatë periudhës 2014-2016, janë dënuar rreth 3860 vetë. Sipas prokurorisë, nga analiza e të dhënave rezulton se faktori kryesor që ndikon në këtë vepër është papunësia, pasi rreth 62.5% e të pandehurve që janë proceduar për vjedhjen e energjisë, rezultojnë të papunë.

Për këtë arsye, prokuroria thotë se është treguar e kujdesshme në politikën e dënimit, duke kërkuar dënimin me burg për 55% të të pandehurve që janë proceduar për këtë shkelje. Megjithatë, sipas organit të akuzës, procedimet për këtë vepër janë përgjysmuar pas vitit 2014, kur qeveria nisi aksionin e gjerë kombëtar kundër vjedhjes së energjisë.

Në lidhje me veprën e dytë, atë të drejtimit të parregullt të automjeve, gjatë tre viteve të fundit janë dënuar 8367 persona. Për këtë vepër, prokuroria vëren se problematik mbetet përfshirja e të miturve, pasi mbi 22% e personave të dënuar, janë nën moshën 18 vjeç.

Por, ashtu si në rastin e vjedhjes së energjisë, edhe për drejtimin e parregullt të automjeteve numri i procedimeve është ulur gjatë dy viteve të fundit.

Top Channel,  07.05.2017