Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studimi për HEC-et në Vjosë

Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit.

Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë.

Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti I Vjenes, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidroicentralit.

“Gjatë një jave do të studiojmë ekosistemin unik të Vjosës. Nëse HEC-i do të ndërtohet këtu, të gjithë dalim të humbur. Para se të ndërtohet një HEC duhet të bëhen studime të ndikimit në mjedis. Këtu dëmet ekologjike do të ishin të mëdha jo vetëm për sa i përket përmbytjes që do shkaktonte humbjen e florës dhe faunës në zonë, por do të ulte dhe nivelin e ujrave nëntokësor”, tha Fritz Schiemer.

Ndersa Besiana Guri, nga organizanta mjedisore Eko Albania, tha se shkencëtarë nga e gjithë bota kanë firmosur një memorandum që ndalon
ndërtimin e HEC-eve në Vjosë për 3 vjet.

“Në lumin e Vjosës është një kërkesë që është firmosur nga 228 shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilët kanë kërkuar që të paktën për 3 vjet në lumin e Vjosës të mos ndërtohet asnjë hidrocentral për sa kohë që nuk ka studime të mirëfillta që tregojnë ndikimet që duhet të kishte ndërtimi i Hec-eve në këtë lumë”,tha Guri.

Kërkimet e shkenctarëve janë shkrirë në 5 km gjatesi dhe 2 km gjeresi ne afërsi te fshatit Kutë, i cili sipas tyre mund të permbytet nga rezervuari I digës nëse heci I Pocemit do të ndërtohet.

Shqiptarja.com  28.04.2017