Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos ndërpret furnizimin me ngrohje

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” Sh.A ka njoftuar se në koordinim të plotë me KEK-un, pas ngritjes së temperaturave në vendin tonë ka marrë vendim, që të ndërpres sot furnizimin e mëtutjeshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët e vet.

“Rikujtojmë se furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje, gjë e cila lejohet edhe me aktet ligjore në fuqi, kishte filluar pas rënies së temperaturave dhe kërkesave të konsumatorëve për vazhdimin e furnizimit me ngrohje”, thekosn Termokos.

Furnizimi me ngrohje ka vazhduar pa ndërprerje për më shumë se një javë, më saktësisht për aq kohë sa kjo ka qenë e nevojshme.

Zgjatja e furnizimit me ngrohje jashtë sezonit të rregull ngrohës, të përcaktuar me aktet ligjore në fuqi, ka ndodhur për herë të parë në historinë e ekzistimit të ngrohtores, ndërkohë që NP “Termokos” ka marrë shumë falënderime dhe mesazhe inkurajuese nga konsumatorët për ngrohjen e mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar këtyre ditëve të ftohta.

Menaxhmenti i NP “Termokos” falënderon konsumatorët për mbështetjen e ofruar, në veçanti ata, që janë të rregullt në pagesën e shërbimeve  të ngrohjes, me shpresë se edhe sezoni i ardhshëm ngrohës do të jetë po kaq i suksesshëm sa ky sezon, që sapo përfundoi.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.04.2017